Një femër ka ndërruar jetë në komunën e Malishevës, teksa dyshohet se e njëjta ka bërë vetëvrasje.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:31, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/