Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku.
Rasti ka ndodhur në Konjuh të Lipjanit, rreth orës 15:20, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë dukë drejtuar veturën, në rrethana të panjohura është aksidentuar me një veturë të parkuar.
Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Ambulancën në Lipjan ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./FolDrejt/