Të paktën dy protestues të tjerë u vranë gjatë protestave të sotme në Mianmar, raportuan mediat lokale bazuar në pretendimet e dëshmitarëve okularë.
Një i ri u vra në qytetin Bago, jo shumë larg Yangon gjersa media lokale raportojnë se një tjetër protestues humbi jetën në Hapkant, një qytet në një zonë minierash në veri-lindje të vendit.
Vetëm të shtunën, 12 persona të tjerë humbën jetën gjatë protestave në të gjithë Mianmarin gjersa që nga fillimi i protestës, gjithsej më shumë se 80.