Dy raste të dhunës në familje, përkatësisht ndaj gruas janë raportuar në kryeqytet.
Rastet janë raportuar gjatë ditës së djeshme, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, transmeton Fol Drejt.
“Prishtinë 01.12.2022 – 11:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në lidhje me rastin janë ndërmarr te gjitha veprimet hetime dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti iniciohet si i tillë.
Prishtinë 01.12.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosoar pasi që i njëjti dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, theksohet më gjerësisht në raport.
Rastet e dhunës në familje e ndaj gruas në veçanti, po konsiderohen si një alarm ndaj institucioneve në Kosovë, sidomos pas dy vrasjeve të cilat ndodhën në javën që po e lëmë pas./FolDrejt/