Një 23-vjeçar është arrestuar për shpërdorim të pasurisë së huaj.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur në Ferizaj, me datën 18 dhjetor, rreth orës 19:20, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, pas raportimit që kanë marrë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Nga hetimet e para, sipas ankuesit, dy të dyshuar i kanë marrë dy automjete në shërbim dhe nuk ishin lajmëruar më.
Tutje, bëhet e ditur se pas një punë intensive, policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar, 23-vjeçarin L.Q, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë nga personi E.J ( M/K) i moshës 22 vjeçar, e kishte shitur atë në qytetin e Lipjanit një personit tjetër.
I dyshuari i parë L.Q është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar ” Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’, ndërsa vetura i është kthyer pronarit.
Në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër për shpërdorim të pasurisë së huaj për një automjet tjetër ndaj të njëjtit pronar./FolDrejt/