Në xhiron e 30-të të Ligue 1, Paris Saint-Germain mposhti Marsejën me rezultat 2:1, dhe ndeshja u shënua nga një situatë interesante që ndodhi në minutën e 19-të.
Lojtari më i mirë i Parisit këtë sezon, i riu Kilian Mbape, pati një mundësi të madhe për të shënuar. Megjithatë, ai nuk e shfrytëzoi mundësinë 100%.
Mungesa e golit i befasoi bashkëlojtarët të cilët i ndiqnin ngjarjet në fushë nga pankina. Sergio Ramos dhe Kaylor Navas nuk e besonin se nuk e shfrytëzoi rastin./FolDrejt/
Reagimi i tyre ndaj dështimit të Mbape u bë shprehimisht viral: