Casemiro nuk mundi t’i mbante lotët teksa i tha lamtumirë Real Madrid gjatë një konference tepër emocionale për shtyp në Bernabeu të hënën në mëngjes.
MADRID- Casemiro nuk mundi t’i mbante lotët teksa i tha lamtumirë Real Madrid gjatë një konference tepër emocionale për shtyp në Bernabeu të hënën në mëngjes.Mesfushori brazilian do të prezantohet si lojtar i Manchester United përpara ndeshjes së sotme kundër Liverpool, pasi skuadra angleze ra dakord për një marrëveshje prej 70 milionë paund me Real Madrid.30-vjeçari thuhet se do të veshë fanellën me numrin 18 në Old Trafford dhe pritet të bëjë debutimin e shumëpritur të shtunën, kur United do të përballet me Southampton.
Por, përpara se të niste një fluturim për në Manchester për t’u bashkuar me shokët e tij të rinj, Casemiro u tha lamtumirë Carlo Ancelottit, Florentino Perez dhe familjes së Real Madrid në një konferencë për shtyp.Në fakt, gjatë ngjarjes emocionale, Casemiro ishte në lot teksa shikonte disa nga momentet kryesore të tij personale.
“Mirëmëngjes të gjithëve. Kur unë dhe gruaja ime mbërritëm këtu askush nuk na njihte. Ishte një vend i ri dhe këtu ndërtuam jetën dhe familjen tonë.Më kujtohet kur mora për herë të parë thirrjen e Real Madrid, isha shumë i emocionuar. Kur u largova nga Brazili e dija se do të kisha luajtur në Castilla, isha shumë i emocionuar sepse e dija se do të kisha mësuar vlerat e këtij klubi.“
Kam fituar shumë tituj, por titulli më i madh është kur kam ardhur këtu për të stërvitur çdo ditë”. Në lamtumirën e Casemiros, të pranishëm ishin edhe presidenti Florentino Perez së bashku me trajnerin Carlo Ancelotti, të cilët nuk mundën dot të mbanin lotët.(Dosja.al)
“If I talk about teammates, I can't not talk about two of them: Modrić and Kroos. For me they are… We've won a lot and I've really enjoyed playing footfall together.” 💔pic.twitter.com/FuOheeeGrx
— Ele (@EleModric) August 22, 2022