Barcelona mposhti thellë në “El Clasico” Real Madrid, teksa arritën të fitonin në mes të “Santiago Bernabeut” me rezultatin 4-0.
Një sfidë që në fushë kishte vetëm një skuadër dhe ajo ishte Barça e Xavi Hernandez, i cili ka kthyer lavdinë e dikurshme te katalanasit ku këta të fundit përballë një Reali “inekzistent” realizuan edhe “Tiki-Takan” e famshme të tyre.
Pierre-Emerick Aubameyang i realizoi dy gola duke hapur rrugën e fitores por edhe mendoi të mbyllte festivalin e golave, ndërsa nga një gol shënuan edhe Ronald Araujo e Ferran Torres.
Pas këtij triumfi të merituar nga djemtë e Xavit, nuk kishte si të mungonte edhe festa në dhomat e zhveshjes, ku nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale nga klubi shikohet teksa lojtarët festojnë si të “çmendur” fitoren përballë rivalit të tyre të përbetuar./FolDrejt/
𝙊𝙝 𝙡𝙚 𝙡𝙚 ! 𝙊𝙝 𝙡𝙖 𝙡𝙖 !
𝙎𝙚𝙧 𝙙𝙚𝙡 𝘽𝙖𝙧𝙘̧𝙖 𝙚́𝙨, 𝙚𝙡 𝙢𝙞𝙡𝙡𝙤𝙧 𝙦𝙪𝙚 𝙝𝙞 𝙝𝙖 ! pic.twitter.com/6yZQsaTdUW— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 21, 2022
THIS > pic.twitter.com/XIfiYvGpMC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 20, 2022