Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi si dhe ai i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i janë kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti me anë të videove pas postimit të këtij të fundit, ku foli rreth mbledhjes së 100-të të Qeverisë së Kosovës dhe siç e theksoi Kurti për t’i bërë analizë të gjeturave gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së tij.
Gashi i LDK-së i ka kërkuar Kurtit që në vend se të flaës për analizë të të gjeturave është mirë që ai të punojë.
“Mirëmëngjesi kryeministër. A ka ndonjë gjetje nga mbledhja e 100-të e qeverisë? Apo, ti duhet të punosh ndonjë gjë që të kesh rezultat, nga ti presim projekte dhe punë konkrete, për ndryshe je i dështuar”, u shpreh Gashi.
Në anën tjetër, Besnik Tahiri ka theksuar se në fakt nuk ka vend për analizë të të gjeturave nga ana e kryeministrit Kurti.
“Mirëmëngjesi qytetarë të Kosovës! E pashë që kryeministri e kish postuar një video dhe na tregonte që në mbledhjen e 100-të është duke bërë analizën e gjetjeve. Porosia ime për Qeverinë dhe kryeministrin është që nuk ka vend për analizë të të gjeturave, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë. Përshëndetje nga Strasburgu!”, u shpreh Tahiri./FolDrejt/