Manchester City mposhti lehtësisht Real Madridin në Etihad Stadium me rezultat 4:0 dhe kështu kaloi në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5:1 nga dy ndeshjet. Dy golat e parë për Cityn i shënoi Bernardo Silva, i treti ishte autogol i portierit të Realit, Eder Militao, dhe i katërti u shënua nga Alvarez.
Edhe pse shkoi mirë për kampionin anglez, u ndje se sa shumë do të thotë kjo ndeshje për ta. Kështu rrjetet sociale u vërshuan me video që tregonin një debat mes Pep Guardiolës dhe Kevin De Bruyne, dhe atë në mes të lojës. Tani është shfaqur një regjistrim i ri, i cili tregon saktësisht se çfarë kanë thënë.
“Pasoje topin, pasoje topin!” i bërtiti Guardiola futbollistit të tij, i cili e tërhoqi zvarrë për një kohë të gjatë dhe e humbi topin. De Bruynes nuk i pëlqeu aspak kjo, ndaj u kthye nga pankina dhe filloi të bërtiste: “Hesht! Hesht!”
Guardiola: “Pass the ball, Pass the ball!”
Kevin De Bruyne: “Shut up! Shut Up!” 🤣👊 pic.twitter.com/2kejPutE0s
— Football Fights (@footbalIfights) May 18, 2023