Robert Lewandowski nuk pasoi në minutën e 76-të të derbit të rëndësishëm të xhiros së 30-të të La Ligës dhe për këtë ka shkruar mediumi spanjoll Marca.
Barcelona fitoi 1 me 0, por golashënuesi më i mirë i Barçës, i cili shënoi 27 gola këtë sezon, por tashmë ka kaluar tre ndeshje pa gol, në mënyrë tepër egoiste nuk arriti të regjistrojë asistimin e tij të tetë të sezonit. Lewandowski i iku mbrojtjes së Atletico-s dhe së bashku me shokun e tij të skuadrës Raphinha, shkojë pranë zonës kundër portierit Jan Oblak.
Portieri i Atleticos vrapoi jashtë zonës së rreptësisë dhe mbylli këndin për golashënuesin polak. Lewandowski më pas, në vend që të pasonte te shoku i skuadrës që ishte krejtësisht i vetmuar para portës së zbrazët, ai vendosi të gjuante nga 25 metra dhe nuk shënoi. Raphinha ra në gjunjë nga zemërimi.
Lewandowski mori menjëherë kritika të ashpra për egoizmin e tij në rrjetet sociale dhe ndër to që shkruajti kundër tij ishte edhe Marca.
“Nuk ka asnjë justifikim për atë që bëri Lewandowski. Ai gjuajti nga distanca në vend që të kalonte te Raphinha vetë para portës. Ka vetëm një fjalë për këtë. E pafalshme.”, ka shkruar mediumi spanjoll.
Ky është rasti për të cilin bëhet fjalë:
I know Lewandowski is desperate for goals, but that no way justifies a selfish play, particularly when the game is separated by the smallest possible margin. Raphinha has every reason to be upset. pic.twitter.com/4dsoB4iwZh
— Trent 🇦🇺 (@DaddyTrent_) April 23, 2023