Ndërkohë që zërat për largimin e Lionel Messit nga Parisi dhe rikthimin e tij në Barcelonë verën e ardhshme janë ndezur, dy persona tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij në Barcelonë.
Televizioni spanjoll “Antena 3” publikoi një pamje nga kopshti i vilës së futbollistit argjentinas në Casteldefels, ku shfaqen dy persona me kapuç duke tentuar të hyjnë në shtëpi në orën 02:23 të së enjtes.
Dy burrat u hodhën në kopsht nga gardhi i jashtëm dhe u përpoqën të hynin në shtëpi nga ballkoni dhe dera e garazhit. Kur nuk arritën të hynin, u larguan pa marrë asgjë. /abcnews.al/
🟠 @carlosquilezl nos da los detalles e imágenes exclusivas del momento del asalto a la casa de Leo Messi.#YAS6Abr
Directo ▶️ https://t.co/Zbpc7aiHYM pic.twitter.com/u4qYtxRDDF
— Y Ahora Sonsoles (@YAhoraSonsoles) April 6, 2023