Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana gjatë ditës së sotme është nikoqire e samitit të Procesit të Berlinit. Tashmë më kryeqytetin e Shqipërisë kanë arritur kryeministrat e shumë vendeve të Evropës, përfshirë edhe ata të rajonit.
Gjatë nisjes së këtij samiti, kryeministri Edi Rama priti një nga një të gjithë homologët e tij.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama u tregua shumë miqësor me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por edhe një përqafim.
Abazoviq ka shpërndarë një video në profilin e tij në Facebook, ku dëgjohet Rama teksa i drejtohet me fjalët “O ma i miri i tanëve hajde”, ndërkaq Abazoviq ia kthen “Baba i kombit”. /FolDrejt