Nuk është e lehtë të jesh trajner futbolli! Stresi dhe adrenalina janë në doza maksimale. Një reagim epik i teknikut të Portugalisë, Fernando Santos, menjëherë pas përfundimit të sfidës Portugali-Turqi (3-1), të zhvilluar në “Dragao” të Portos, është duke bërë xhiron e internetit.
Santosit i ishte “çarë hunda”, për cigare, teksa menjëherë, nxori nga xhepi i tij paketën, duke e vendosur cigaren në gojë, por Santos, është menduar menjëherë dhe e hoqi cigaren nga goja duke e futur në xhep.
Vlen të theksohet se pirja e duhanit nuk lejohet prej disa vitesh në fushat e futbollit, ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën./FolDrejt/
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:
Fernando Santos mais sorte que juízo. E no final, puxa de um belo cigarro 🚬 Viva Portugal 🇵🇹 pic.twitter.com/4Mw1q8NfNF
— André De Nero (@AndreDeNero) March 24, 2022