Sot në media u raportua se një person i moshës 77 vjeçare nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Lidhur me këtë, shefi i Shtabit Emergjent të Komunës së Kamenicës, Ramadan Basha, ka thënë se personi në fjalë ka qenë i shëruar nga koronavirusi.
Basha tha se bazuar në shënimet e Shtabit Emergjent personi në fjalë ka pasur sëmundje të tjera, pasi ishte raportuar si i shëruar qysh më 18 korrik.
Vlen të theksohet se personi ka qenë 77 vjeçarë.
“Sot rreth orës 15:00 ka vdekur një person që ka qenë i shtrirë në Klinikën Infektive në Gjilan, në bazë të shënimeve që i kemi ne, personi në fjalë ka qenë i shëruar nga COVID-19 dhe ne që e kemi konfirmimin zyrtar se ai ka qenë i shëruar nga COVID-19, por ka qenë me sëmundje të tjera, bazuar në këtë, nuk mendoj se vdekja nuk është si rezultat i COVID-it, sepse tek ne, si shtab, është raportuar si i shëruar nga koronavirusi. Është konfirmuar se është shëruar me 18 korrik, personi ka qenë i vitit të lindjes 1943”, tha Basha.
Gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 31 persona me koronavirus, sipas raportimeve të IKSHPK-së.