Sulmuesi anësor i Real Madridit, Vinicius Jr. ka thënë që racistët mes tifozëve duhet dënuar duke mos u lejuar më të futen në stadium.
Këto komente të tij vijnë pas fyerjeve raciste që ai i mori nga disa fansa të Atletico Madridit në derbin madrilen që u zhvillua muajin e kaluar.
“Të gjithë racistët duhet të paguajnë në ndonjë mënyrë. Atyre u pëlqen që të shikojnë futboll, prandaj ata fansa të Atleticos nuk duhet më të lejohen kurrë që të shkelin në stadium”, ka thënë Vinicius për TV Globo, raporton Klankosovatv, përcjell Fol Drejt.
“Kjo do t’i bëjë që të vuajnë për pasoja dhe të reflektojnë për veprimet e tyre”.