Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me një mjet të mprehtë.
Rasti ka ndodhur në komunën e Vitisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili e ka konfirmuar rastin për Klankosova.tv, ka thënë se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së enjtes.
Ai shtoi se i dyshuari është arrestuar dhe nga prokurori i është lëshuar vendimi për ndalim për 24 orë.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë”, ka thënë Osmani për klankosovën, transmeton Fol Drejt.
“I njëjti pas tretmanit të marrë në emergjencën e Vitisë është transferuar në spitalin rajonal të Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekjen e viktimës si pasojë e plagëve të marra. I dyshuari A.H. (viti i lindjes 2006, mashkull kosovar shqiptar) është arrestuar dhe nga prokurori i shtetit ndaj ti është lëshuar vendimi mbi ndalim për 24 orë”.
“Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ,,Vrasje” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka shtuar Osmani më tej.