Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia falënderoi mjekët e Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, gjej rastin t’i urojë mjeket e mjekët tanë, shërbyesit e Republikës së Kosovës.
Puna juaj e palodhshme, përkushtimi dhe sfidimi i mijëra vështirësive në shërbim të shëndetit të qytetarëve meriton respekt të thellë.
Ka një vend të posaçëm në zemrën e gjithsecilit shërbimi sublim gjatë përballjes me pandeminë Covid-19. Ju vendosët jetën tuaj dhe të familjarëve në shërbim të mijëra jetëve të tjera.
Tani, së bashku, na duhet të kapërcejmë në një nivel tjetër cilësor për t’u shërbyer qytetarëve. Jam i bindur se falë jush do ta mbërrijmë.
Mirënjohës përgjithmonë për angazhimin tuaj!”, u shpreh Vitia në Facebook./FolDrejt/