Viva Fresh Store dyshohet se po mashtron konsumatorët, kështu shkruan faqja “Gjakova”.
Nga 5kg sheqer Kristal, siç shkruan kjo faqe, kur i kanë matur, kanë dalë të jenë vetëm 4.625, siç supozohet aty, fotografia është dërguar nga një qytetar, i cili ka kërkuar të postohet kjo fotografi anonim.
“Pershendetje ne viva fresh store keshtu mashtrohet konsumatori.E blen per 5 kg tdel 4.625. Anonim ju lutem postoni”.