Një vjedhje e cilësuar si “Vjedhje grabitqare” nga policia, ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.
Ankuesi raporton se një person i panjohur i është futur në vendin e punës, e ka vjedhur, pastaj e ka sulmuar dhe ka ikur, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 29.05.2022 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës ka hyrë një person i panjohur i cili pasi kishte vjedhur disa gjëra ka ikur duke e sulmuar viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.