Pas një pushimi prej një viti, “Economist Intelligence unit” (EIU) e shpalli sërish Vjenën qytetin më të mirë për të jetuar në vitin 2022. “Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë hijeshitë kryesore të qytetit për banorët e tij, së bashku me kujdesin e mirë shëndetësor dhe shumë mundësi për kulturë dhe argëtim”, thuhet në raport. Në të njëjtën kohë, në sondazhin “Expat City Ranking 2022”, Vjena zuri vendin e fundit në kategorinë “miqësi”.
Nga 173 qytetet e renditura si më të mirat për të jetuar në botë, vendin e dytë e zuri Kopenhaga , kryeqyteti i Danimarkës, i ndjekur nga Cyrihu në Zvicër , i ndjekur nga dy qytete në Kanada – Calgary dhe Vancouver , dhe më pas një tjetër zviceran – Gjeneva, më pas Frankfurt në Gjermani , më pas një tjetër kanadez – Toronto , i nënti është Amsterdami , ndërsa vendin e dhjetë e ndajnë Osaka në Japoni dhe Melburni në Australi, i cili mbajti titullin e qytetit më të mirë për të jetuar në botë nga viti 2011 deri në 2018. kur ai titull u mor nga Vjena në 2018 dhe 2019.
Kryeqyteti i Francës, Parisi , zuri vendin e 19-të, 23 vende më lart se vitin e kaluar. Brukseli , kryeqyteti i Belgjikës, ishte i 24-ti, menjëherë pas Montrealit të Kanadasë . Në renditjen e këtij viti, kryeqyteti i Britanisë së Madhe, Londra , ishte qyteti i 33-të në botë për sa i përket cilësisë së jetës, Barcelona e Spanjës dhe Madridi renditen përkatësisht në vendin e 35 dhe 43. Milani italian është në vendin e 49-të, Nju Jorku amerikan në vendin e 51-të dhe Pekini kinez në vendin e 71-të./FolDrejt/