Presidentja Vjosa Osmani, sot për nder të 28 nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, datë kjo e cila është edhe datëlindja e Adem Jasharit, vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë. Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike”, ka shkruar presidenja Vjosa Osmani, përcjell Fol Drejt.