Infrastruktura kritike e Bashkimit Evropian është e kërcënuar dhe Bashkimi Evropian dhe NATO kanë nisur një grup të përbashkët pune për të hetuar kërcënimet e mundshme ndaj sektorëve kyç, përfshirë energjinë, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ajo deklaroi se BE-ja po punon me NATO-n për t’u përgatitur për “rezultatin më të keq”, raporton Reuters.
Von der Leyen njoftoi se rezultatet e studimit do të prezantohen në një takim të liderëve të BE-së në korrik./FolDrejt/