Një vrasje në tentativë është raportuar në Prizren, ku një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur e disa të tjerë të lënduar pas përleshjes.
“Prizren 07.05.2023 – 01:16. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.