Vrasjet e fundit me baza gjinore, që lanë si viktima disa gra në Kosovë, kanë nxitur reagim publik edhe në rajon.
Krahas protestës së sotme, të thirrur nga Rrjeti i Grave të Kosovës, protestë do të ketë edhe në Tiranë.
“VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE!”, është protesta që është thirrur në Tiranë, e që do të organizohet të shtunën, me datë 03 dhjetor, në orën 11:00, në sheshin “Nënë Tereza”, të Tiranës.
Kjo protestë vjen si solidarizim me numrin e vrasjeve të grave në Kosovë.
Kujtojmë se vetëm brenda pak ditësh, javën e kaluar dhe mbrëmë (30 nëntor 2022), humbën jetën dy gra, të cilat u vranë nga bashkëshortët e tyre./FolDrejt/