Të paktën 20 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë gjatë një sulmi në një fshat në shtetin Plateau të Nigerisë.
Sulmuesit erdhën në fshatin Kubat në orët e hershme të mëngjesit dhe dëshmitarët thonë se ata filluan të qëllojnë rastësisht, raporton Reuters.
Ende nuk është bërë e ditur se kush është përgjegjës për sulmin./FolDrejt/