Rebelët shia të Jemenit të dielën kanë sulmuar disa kampe ushtarësh në Arabinë Saudite, ku sipas shifrave të tyre kanë arritur të vrasin ose plagosin 500 ushtarë dhe kanë kapur rob mijëra të tjerë, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te Al Jaazera.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi ushtarak i Huthi, Jahja Saree.
“Më shumë se 200 janë vrarë në dhjetëra sulme ndaj ushtarëve që mundoheshin të arratisen,” tha ai.
Lajmi akoma nuk është konfirmuar nga Arabia Saudite, por as videoja e qarkulluar nëpër rrjetet sociale nuk mund të thuhet se është origjinale qindpërqind.
Arabia Saudite prej vitesh ka filluar një fushatë për të eleminuar forcat shiite në Jemen, megjithatë nuk ia ka arritur qëllimin.
Në rast se ky lajm verifikohet, atëherë do ishte tragjedia më e madhe që ka prekur Arabinë Saudite gjatë luftës dhe do ishte humbje e madhe për prestigjin e saj./Foldrejt.com