Një 37-vjeçare shqiptare e ka humbur jetën pasi ishte therur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Itali, derisa ajo priste djalin e saj para shkollës.
Siç raportojnë mediat italiane, viktima është Bruna Meuca Hella.
Ajo ishte goditur disa herë me thikë nga një burrë, i cili dyshohet se mund të jetë ish-bashkëshorti, shkruan Abcnews.al, përcjell Fol Drejt.
37-vjeçarja shqiptare banonte pranë shkollës së djalit të saj 10-vjeçar.
Ajo ka shkuar në shtëpinë e saj përpara se të lajmëronte ambulancën.
Pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, Bruna ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.
Tashmë mjekësia ligjore po punon në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.