Një person është vrarë mesnatën e 9 gushtit në fshatin Runik të Skenderajt.
Siç ka bërë të ditur për Klan Kosovën Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Skenderajt, raportohet edhe për tre persona të plagosur.
“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, tha Zahiti.
“Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, theksoi ai.