Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se tashmë është plotësisht e qartë se duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, por ka theksuar se do të jetë e vështirë, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Vuçiq tha se i është mirënjohës delegacionit amerikan i cili gjatë vizitës së tij në Prishtinë insistoi në zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara.
Ai u tha gazetarëve pas ndarjes së çmimeve për foton më të mirë se dje ka diskutuar edhe për të ashtuquajturin propozim franko-gjerman me delegacionin amerikan.
“Ne theksuam se çfarë jemi përgjigjur për këtë në non-paper, cilat janë vijat tona të kuqe. Folëm edhe për ZSO. Ne presim dhe ju falënderojmë për faktin që delegacioni amerikan insistoi në zbatimin e marrëveshjes dhe një takim i madh na pret në datën 20 me Miroslav Lajçak. Të shohim si do të duket”, tha ai./FolDrejt/