Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha sot se të gjithë në botë e dinë se kush po përpiqet të përshkallëzojë situatën në Kosovë dhe se Serbia po bën çmos për të ruajtur paqen dhe është e gatshme të bëjë kompromis, raporton Danas, përcjell Fol Drejt.
I pyetur për të komentuar pretendimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës se shpërthimi në pjesën veriore të Mitrovicës ishte akt terrorist, Vuçiq pyeti: “A është si ai me armën e gjetur para komunës së Zveçanit brenda arritja e lehtë e policëve të NATO-s dhe Kosovës”.
Vuçiq tha se pret shumë situata të vështira dhe shumë probleme e telashe për Kosovën.
“Shumë probleme dhe shumë dhimbje, por nuk është nga dje. Ka një nervozizëm të madh për situatën në Ukrainë, dhe më pas disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për pritjet e tyre të paplotësuara,” u tha Vuçiç gazetarëve në Valjevo. /FolDrejt/