Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur sot në Beograd me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, për situatën në Kosovë, mënyrat për të qetësuar tensionet në terren dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.
“Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përfshihet më konkretisht në të gjitha këto çështje”, tha presidenti serb në llogarinë e tij në Instagram./FolDrejt/