Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia po kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar në veri.
Kjo sipas tij, është mënyra për të qetësuar tensionet në veri të Kosovës, përcjell Fol Drejt.
Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq tha se serbët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në dhunë kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian atje.
“Askush, në asnjë rrethanë, nuk duhet të marrë pjesë në sulmet ndaj EULEX-it dhe KFOR-it”, tha presidenti serb.
Ai tutje tha që Beogradi po kërkon që të deskalojë situatën në Kosovë./FolDrejt/