Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha sot se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe se pret shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të këtyre kërcënimeve në Kosovë, shkruan Tanjug.
“Më duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve për Kosovën nga ata që janë të pamjaftueshëm përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve”, u shpreh Vuçiq.