Presidenti Aleksandar Vuçiq tha sot në një fjalim para opinionit se Serbia është në situatën më të vështirë deri më tani sa i përket çështjes së Kosovës, se gjoja kjo nuk është për fajin e saj dhe se i ashtuquajturi spastrimi etik i serbëve nga Kosova është duke u zhvilluar.
“Dje patëm bisedime me përfaqësuesin evropian në dialogun me Prishtinën, Miroslav Lajçak, dhe BE-ja u përpoq sa të ishte e mundur të kërkonte një lloj deeskalimi. Serbia ka përmbushur absolutisht gjithçka që i është kërkuar në mënyrë që të ndodhë përshkallëzimi, por nuk po ndodh sepse nuk e dëshiron regjimi në Prishtinë”, po pretendon Vuçiq.
Tutje Vuçiq tha se kjo nuk ndodh sepse disa të tjerë e mbështesin Prishtinën në këtë./FolDrejt/