Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se Serbia po kërkon lirimin e të gjithë të arrestuarve serbë, si një mënyrë për t’i qetësuar tensionet në veri të Kosovës.
Ai, njëkohësisht ka shtuar se serbët që banojnë në Kosovë, në asnjë rrethanë, nuk duhet të marrin pjesë në sulmet ndaj EULEX dhe KFOR-it.
“Askush, në asnjë rrethanë, nuk duhet të marrë pjesë në sulmet ndaj EULEX-it dhe KFOR-it”, është shprehur Vuçiq, teksa ka shtuar që Beogradi kërkon deskalim të situatës aktuale në Kosovë./FolDrejt/