Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka reaguar pasi përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi, duke thënë se Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “shiptari”.
Vulin thotë se fjala “Shiptar” nuk është ofenduese, se është një sinonim i fjalës “shqiptar”, dhe sipas tij, Kamberi duhet të ndalojë së mësuari serbët se si duhet të flasin, raporton Tanjug.
Kamberi, i cili është anëtar i Luginës së Bashkuar-SDA, dje, duke bërë një pyetje parlamentare në shqip, si dhe e qortoi ministrin për përdorimin e termit “Shiptar”.
Në reagimin e sotëm, Vulin thotë se e ka pritur me padurim Kamberin sot për t’i thënë atë që kishte, por që ai nuk u paraqit në Parlamentin Serb.
“Shiptari ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij. Nuk është e saktë që ai nuk na ofroi një përkthim, por kjo flet vetë ”, tha Vulin.
Kamberi në gjuhën shqip ka reaguar pasi termi “Shiptar” u legalizuar me një vendim gjykate në Begrad.
Ndërsa, Vulin thotë se nuk po i kupton shqiptarët se pse e kanë problem t’i thërrasin si i quante gjyshi ose stërgjyshi i tyre, duke thënë se “është e vështirë të gjesh një Serb që nuk thotë Shiptar, ashtu siç është e vështirë të gjesh një Shiptar i cili nuk thotë “Shiptar ”.
Ai tha se “Shiptar” është një sinonim për një shqiptar dhe shtoi se nuk ka urrejtje apo fyerje në këtë, por se është turp që Kamberi të vendosë se si do të flasin serbët.
Ndërsa, për gjatë fjalimit të Kamberit, përfaqësuesit e popullit serbë në Kuvendin e Serbisë filluan protestat me anë të zhurmave. Kryeparlamentari i këtij kuvendi, Ivica Daçiç, kërkoi që të respektohej fjalimi i Kamberit, nën pretekstin e lirisë së fjalës.