Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken nuk është kompetent të kritikojë presidentin kinez Xi Jinping për vizitën e tij në Rusi, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Wang Wenbin.
I pyetur për të komentuar deklaratën e Blinken se Kina i ofroi “mbulesë diplomatike” Rusisë, Wang tha se Kina nuk e shkaktoi krizën në Ukrainë dhe nuk është palë në konflikt, përcjell Fol Drejt.
“Ne kurrë nuk i kemi furnizuar me armë asnjërës palë në konflikt.” “SHBA nuk ka autoritet të kritikojë Kinën, aq më pak ta fajësojë atë për situatën në Ukrainë,” tha Wang./FolDrejt/