Akuzat e “regjimit të Kievit dhe sponsorëve të tij perëndimorë” për kërcënimet ruse ndaj termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya ZNPP kanë për qëllim diskreditimin e Moskës, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse.
“Ne i konsiderojmë akuzat e zyrtarëve që përfaqësojnë regjimin e Kievit dhe sponsorët e tij jashtë shtetit se Rusia po krijon kërcënime ndaj termocentralit Zaporizhzhya si një provokim të ndyrë. Kjo është një përpjekje tjetër për të diskredituar Rusinë, duke na atribuar një qëllim që ne nuk e kemi dhe duke u përpjekur të mbulojmë planet e tyre kriminale dhe terroriste për të krijuar një situatë emergjente që do të rrezikonte jetën dhe shëndetin e popullsisë vendase dhe banorëve të vendeve evropiane. ”, thuhet në deklaratë, sipas TASS.
Zëdhënësja e ministrisë ruse Maria Zakharova tha se “Uashingtoni dhe satelitët e tij po përpiqen të përdorin çdo mundësi për të krijuar dhe promovuar histori rreth “kërcënimit bërthamor rus” të supozuar./FolDrejt/