Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se Moska po monitoron informacionet për furnizimin e mundshëm të municionit serb në Ukrainë, por se reagimi kërkon fakte.
Ajo shtoi se informacionet e marra deri më tani “shkaktojnë shqetësimin më të madh”.
“Kjo është një çështje shumë serioze, përveç gjërave të tjera, nga pikëpamja e marrëdhënieve ruso-serbe, për të reaguar në mënyrë të duhur tani, është e nevojshme të mbështetemi në fakte”, tha Zakharova.
Media ruse proshtetërore Mash njoftoi në fund të shkurtit se armët e Krushikut përfunduan në Ukrainë nëpërmjet Turqisë dhe Sllovakisë.
Kompania Krusik njoftoi me rastin e atij artikulli se në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me shitjen e asaj arme tek përdoruesi fundor nga Ukraina.
Këto akuza u mohuan edhe nga ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, i cili tha se Serbia “absolutisht nuk eksporton armë në Ukrainë apo Rusi”. /FolDrejt/