Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se Suedia dhe Danimarka kanë refuzuar të përfshijnë autoritetet ruse në hetimin e tyre për dy tubacionet e dëmtuara të gazit Nord Stream nën Detin Baltik, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Danimarka dhe Suedia kanë frikë të lejojnë Rusinë të hyjë në hetim sepse atëherë bota do ta dinte se kush ishte përgjegjës për shpërthimet”, tha Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, në një konferencë.
Qeveritë evropiane dyshojnë se këputjet e tubacioneve, të përdorura për të sjellë gazin direkt nga Rusia në Gjermani, janë shkaktuar nga sabotazhi bruto.
Në tetor, Rusia pretendoi se Britania e Madhe ishte përgjegjëse për dëmin, por Mbretëria e Bashkuar e mohoi pretendimin./FolDrejt/