Në Alpe dhe Arktik janë zbuluar mikrobe që mund të tresin plastikën në temperatura më të ulëta, të cilat mund të përfaqësojnë një “instrument” të vlefshëm në riciklim, transmeton “Guardian”.
Një numër i mikroorganizmave që mund të shpërbëjnë plastikën janë gjetur më parë, por ato zakonisht mund ta bëjnë këtë në temperatura mbi 30 gradë, përcjell Fol Drejt.
Kjo do të thotë se përdorimi i tyre për qëllime industriale është i shtrenjtë, sepse kërkon ngrohje dhe gjithashtu nuk është neutral ndaj karbonit./FolDrejt/