Sulmuesi i Bayern Munichut, Sadio Mane, ka zbuluar se si Cristiano Ronaldo e uroi atë për kalimin e tij në skuadrën e Bundesligës nga Liverpooli ku ishte.
Mane përfundoi qëndrimin e tij gjashtëvjeçar në Liverpool për t’u transferuar te Bayern verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë 41 milionë euro (35 milionë £/43 milionë dollarë). Reprezentuesi nga Senegali thotë se u takua me ish-sulmuesin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, pasi vulosi transferimin e tij në Gjermani dhe portugezi i tha se kishte bërë një lëvizje të shkëlqyer në karrierë.
“Kam takuar Cristiano Ronaldon në Mallorca para këtij sezoni pasi u përfundua transferimi im. Ai më përgëzoi dhe më tha: Një klub i madh. Ky është një hap i madh për ty”, tha Mane për SportBild.
“Unë mendoj se ju e nënvlerësoni Bundesligën këtu. Paraqitjet e fundit në Ligën e Kampionëve e dëshmojnë këtë.”, vazhdoi senegalezi.
Mane e filloi jetën në Bayern fuqishëm, duke shënuar gjashtë herë dhe duke kontribuar me tre asistime përpara se të pësonte një dëmtim të rëndë në këmbë në nëntor që e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni dhe të humbiste Kupën e Botës 2022. Senegalezi u rikthye nga lëndimi i shumëpritur si zëvendësues në fitoren 3-0 të Bayernit ndaj Union Berlinit./FolDrejt/