Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, edhe një herë ka ripërsëritur qëndrimin rreth pagave, duke theksuar se ata që kanë qenë në grevë nuk do të mund të marrin paga.
Parimi pagë për punë do të respektohet, është shprehur Kryeziu në profilin e tij në facebook, e që njëkohësisht edhe ka shpërndarë postimin e ministres Nagavci, transmeton Fol Drejt.
Kujtojmë se më herët ministrja Nagavci deklaroi se kompensimi te mësimdhënësit do të bëhet, mirëpo vetëm për punën e bërë./FolDrejt/