Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë ftuar në Bruksel për të diskutuar për propozimin franko-gjerman.
“Puna vazhdon në disa nivele. Përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, po punon shumë, ditë e natë, për t’i avancuar këto (diskutime). Përfaqësuesi i Lartë i fton dy liderët, kryeministrin e Kosovës, presidentin e Serbisë, të vijnë në Bruksel shpejt për të vazhduar punën pas marrëveshjes që u arrit dhe të nisin diskutimet mbi çështjen kryesore, dhe çështja kryesore është normalizimi i raporteve bazuar në propozimin e lehtësuesve të BE-së”, ka thënë Stano./FolDrejt/