Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka lënë të kuptohet se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Josep Borrellit e Mirslav Lajçakut është duke u zhvilluar këto momente.
“Borrelli do të shprehet në fund të ditës. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja gjithmonë bëhet në Bruksel, dhe atje asnjëherë nuk bëjmë ndonjë gjë në lidhje me mediat, vetzëm një deklaratë nga Borrelli, që është lehtësuesi kryesor, pra në fund të takimit. Pra, në fund të këtij takimi ai do të vijë këtu, nuk e dimë kohën, nuk e dimë se sa të zgjasin takimet, por do ju informoj përmes kolegëve të mi këtu dhe në Twitter”, ka thënë Stano në konferencën për media./FolDrejt/