Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në kanalin e tij Telegram se “askush nuk mund të ndihet i sigurt” derisa Rusia të mposhtet.
Siç raportojnë mediat, ai shtoi se lufta duhet të përfundojë me një “Nurnberg të ri”, duke iu referuar gjyqit të liderëve nazistë pas Luftës së Dytë Botërore.
“Duhet të jetë gjyqi i atyre që shkatërrojnë jetë dhe njerëz, që gjuajnë raketa në muze dhe bomba të drejtuara në kisha. Rusia duhet të humbasë. Bota nuk mund të ketë një qëllim tjetër”, tha Zelensky, transmeton Fol Drejt.