Në një fjalim 12-minutësh drejtuar parlamentit japonez, Zelensky reflektoi se si lufta ruse po ndikon në popullin e tij së bashku me furnizimet globale të energjisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot ka bërë thirrje për “më shumë presion” ndaj Rusisë, në mënyrë që njerëzit e vendit të tij të mund të “rifitojnë paqen”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një fjalim 12-minutësh për parlamentin japonez, Zelensky reflektoi se si lufta ruse po ndikon në popullin e tij së bashku me furnizimet globale të energjisë.
“Presioni i mëtejshëm ndaj Rusisë mund të na bëjë të rifitojmë paqen tonë”, u tha Zelensky ligjvënësve japonezë, duke lavdëruar Tokion për veprimet e saj kundër Moskës.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi ishin në mesin e audiencës që ndoqën transmetimin e fjalimit të Zelensky-t.
Që kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt, Zelensky u është drejtuar parlamenteve në disa vende, përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.
Lufta është pritur me zemërim ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe ndër të tjera që zbatojnë sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.
Të paktën 953 civilë e kanë humbur jetën gjatë luftës dhe 1.557 janë plagosur, sipas një raporti të OKB-së, duke shtuar se numri i vërtetë ka të ngjarë shumë më i lartë.
Japonia u është bashkuar aleatëve të saj perëndimorë në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës. Ajo ka vendosur kontrolle mbi eksportet në Rusi ndërsa Kishida ka udhëhequr përpjekje intensive diplomatike për të siguruar furnizime të qëndrueshme me energji.
Duke lavdëruar kulturën dhe traditat japoneze, Zelensky i bëri thirrje Japonisë që “të ndihmojë në përpjekjen për të gjetur rrugën që i mundëson Rusisë të gjejë një zgjidhje paqësore”.
Në lidhje me rindërtimin e mundshëm të pasluftës në Ukrainë, presidenti i kërkoi popullit japonez “të ndihmojë ukrainasit të kthehen në atdheun e tyre”.
Ai bëri thirrje gjithashtu për “reformën e organizatave ndërkombëtare”. Zelensky tha se shpreson se Japonia dhe Ukraina do të punojnë së bashku në një “aleancë kundër luftërave” të ardhshme./FolDrejt/