Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka biseduar në telefon me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.
Zelensky nuk jepi detaje rreth bisedës se çfarë kanë diskutuar.
Kujtojmë se Rusia ka thënë se e ka dërguar një delegacion për bisedime me Ukrainën në Bjellorusi, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga vetë Zelensky.
Rusia gjithashtu i ka dhënë ultimatum Ukrainës deri në orën 15:00 që ta pranojë ftesën për bisedime në Minsk, por Zelensky ka thënë se për bisedime është i gatshëm vetëm në lokacione të tjera.