Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka falënderuar kryeministrin kanadez, Justin Trudeau për dhënien e ndihmës ushtarake pas vizitës së tij.
Ai tha se sigurimi i municioneve artilerie të kalibrit 155 mm ishte veçanërisht i rëndësishëm, në fjalimin e tij të përditshëm me video.
Gjatë vizitës së tij në Ukrainë, Trudeau njoftoi se një program trajnimi për pilotët ukrainas do të vazhdojë. Ai njoftoi gjithashtu ndihmë ushtarake me vlerë 500 milionë dollarë kanadezë (373 milionë dollarë).
Ai tha se Kanadaja do të “kontribuojë në nismën shumëkombëshe të mirëmbajtjes së tankeve Leopard. Ne do të ofrojmë 288 raketa shtesë AIM 7, të cilat do të mbështesin Ukrainën në përpjekjet e saj për të mbrojtur qiejt e Ukrainës”./FolDrejt/